Berati prej dy ditësh vazhdon të jetë i pushtuar nga tymi dhe era e keqe si pasojë e një zjarr që ra në sheshin e depozitimit të mbetjeve urbane.

 

I gjithë territori në hyrje të qytetit ku ndodhet sheshi i depozitimit ka qënë nën tym duke u përhapur edhe në gjithë qytetin.

 

Era e rëndë dhe tymi helmues në këtë shesh depozitimi ka vënë nën pushtet jo vetëm zonën ku këto mbetje grumbullohen prej vitesh por edhe zonat përreth. Edhe pse forcat  zjarrëfikëse kanë qënë në terren për të bërë të mundur neutralizimin e zjarrit, fikja e tij ka qënë e vështirë. Ne ndihme te zjarfikseve kane shkuar dhe punetore te ndermarjes se gjelberimit të Bashkisë Berat.

 

Theksojme qe kjo nuk është hera e parë që sheshi i depozitimit të mbetjeve përfshihet nga flakët, duke shkaktuar një ndotje të gjithë qytetit duke ofruar edhe një imazh jo të mirë në sytë e turistëve që e vizitojnë. ISHMPUT ne fund te muajit korrik ka gjobitur Bashkinë Berat pikerisht per mos menaxhimin e fushedepozitimin e mbetjeve urbane pikerisht duke kostatuar diegien e tyre.

 

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, i cili ka shaktuar një ndotje tepër të madhe mjedisore. Deri më tani s’ka asnje informacion apo reagim nga institucionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *