E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Berati përkujton 75 vjetorin e çlirimit

Me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të qytetit Bashkia Berat organizoi homazhe në Lapidarin kushtuar çlirimit të qytetit të Beratit në lagjen “Çlirim, ku të pranishmit vendosën edhe kurora me lule
Më pas, veprimtaria u zhvendos në Varrezat e Dëshmorëve, ku figura të shquara, qytetarë, veteranë të luftës, pasardhës të veteranëve, e familje të dëshmorëve vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe për të nderuan jetën dhe veprën e lavdishme të Dëshmorëve.
Në homazhet e organizuara ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë z.Ervin Demo, Zevëndëskryeministri Erion Brace, deputeti I qarkut berat Blendi Klosi, përfaqësues të komitetit të veteranëve si edhe qytetarë
Fjalën e rastit e mbajti Sekretari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ, Sali Myftari.
Në fjalën e tij ai evokoi luftën heroike për çlirimin e qytetit të Beratit, luftimet e përgjakshme, heroizmin e pashoq të partizanëve, ndërsa lartësoi veprën e pavdekshme të dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për çlirimin e qytetit.
Kryetari i Bashkisë Berat z.Ervin Demo në fjalën e tij midis të tjerash vlerësoi përkujtimin e festave si këto për ata që sakrifikuan për një shqipëri më të mirë dhe të lirë
I pranishëm në këtë aktivitet zvënsës kryeministri erion brace e cilësoi këtë ditë sit ë rëndësishmë jo vetëm për qytetin e Beratit.
Brace u shpreh se ky vend gjithmonë ka luftuar për pavarisnë dhe lirinë e tij, ndërsa theksoi se pa beratin e skraparin nuk do ishte arritur clirimi I vendit.
Clirimi i qytetit të Beratit më 13 shtator 1944 është një ndër luftërat më heroike të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, që shënoi dhe kthesën e luftës në vendin tonë, ku pas këtij çlirimi, vijuan dhe çlirimet e qyteteve të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë