Subscribe

Spitali rajonal i Beratit është pajisur me kabinetin e kardiologjisë, një shërbim i munguar prej shumë kohësh për një nga sëmundjet me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë panë nga afër repartin e ri, një investimin prej 5.9 milionë lekëve, ku 500 pacientë nuk do t’i drejtohen më Qendrës Spitalore në Tiranë.

“Çdo javë, rreth 10 te sëmurë nga Berati detyrohen të shkojnë në Tiranë, ose ta bëjnë privatisht, duke paguar lekë në dorë, vetëm për provën ushtrimore. Këtë vit, 500 vetë do ta marrin shërbimin në spitalin e Beratit, duke shmangur kohën që harxhojnë dhe shpenzimet, por do të na lehtësojnë edhe ë Tiranë, sepse do të ketë shumë më pak ngarkesë. Si ky kabinet ka sot në të 11 spitale rajonale të Shqipërisë dhe në tre poliklinika të Tiranës”.

Ilir Beqaj beri me dije se objektivi i Ministrisë se Shendetsise është mbulimi me shërbim kardiovaskular në të gjithë vendit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *