Berati me maternitet të ri, Manastirliu: Investimi përfundon brenda vitit
Brenda këtij viti Berati do te ketë një maternitet te ri. Gjatë një inspektimi ne spitalin rajonal ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se investimi do te mbulohet nga buxheti i shtetit.
Ogerta Manastirliu: “Jemi këtu për një lajm të shumëpritur për qytetarët e Beratit dhe zonave përreth, sepse kemi përfunduar projektin dhe këtë vit jetësohet premtimi i Qeverisë për të rehabilituar Maternitetin e Beratit. Në kuadër të politikave tona për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën, afër vendbanimit, pas ndërtimit të Maternitetit të ri të Korçës dhe Sarandës, këtë vit nisin investimet edhe në maternitetet e Lezhës, Kukësit, Pogradecit, Matit dhe Beratit”.
Ndërtesa e spitalit ne te cilën nuk është vënë dorë prej shumë vitesh do te rikonstruktohet plotësisht ndërsa do te shtohen edhe dy kate. Manastirliu shpërndau edhe çekun e bebes për të porsalindurit ne Berat. Ministrja e shëndetësisë tha se 1700 prindër në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin vetëm për muajin Janar.




