E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Berat/ Tregtarët në protestë, kërkojnë nga bashkia që të përfitojnë pagën e luftës

Rreth 30 tregtare të tregut industrial në Berat protestuan këtë të mërkurë para bashkisë për mohimin e pagës së luftës.

Duke qëndruar në distancë nga njëri-tjetri, tregtarët kërkuan mbështetje financiare pasi prej muaji nuk kanë dalë në punë.

Reklamë

Për ta, të ardhurat nga shitjet janë i vetmi burim jetese.

Nga ana tjetër autoritetet bashkiake u premtuan tregtarëve se çdo dokumentacion i tyre i është përcjellë Ministrisë së Financave dhe se do të jetë kjo e fundit që do të vendos nëse do të përfshihen në pagën e luftës apo jo.

Më shumë video

Reklamë