I kishin kthyer banesat e tyre në një “minifabrikë” për falsifikimin e parave, por janë zbuluar nga policia e Beratit. Operacioni i koduar “Money” ka çuar ne pranga Ilir Zeren, Briken Gërin dhe Bledar Zoganin, të tre nga qytetit i Beratit. Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 11 mijë euro në kartëmonedha të falsifikuara. Ato kishin prerje 50-she dhe 100-she, të cilat të arrestuarit i përdornin në tregun vendas. Policia ka sekuestruar gjithashtu në banesën njërit prej të arrestuarve 5 thika antike, 1 pushkë sportive, 4 bimë narkotike të dyshuara cannabis sattiva.
Berat, sekuestrohen 11 mijë euro false





