Shpejtësia tej normave të lejuara është bërë sërish shkak i një aksidentit, qe shkaktoi nje te vdekur e nje te plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes, kur një mikrobus, në të cilin udhëtonin 12 persona, humbi kontrollin dhe u rrëzua pasi doli nga rruga
në fshatin Pashalli në Berat. Nga aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme Fatmira Hoxha 54 vjeçe. Dëshmitaret thane se ajo është hedhur nga mjeti pak momente përpara se ai të dilte nga rruga ne mënyre qe te shpëtonte, por fatkeqësisht është përplasur me bordurën në anë të rrugës duke humbur jetën. Në përpjekje për t’i ardhur në ndihmë gruas ka ngelur i plagosur lehtë edhe bashkëshorti i saj 60-vjeç,i cili është përplasur me derën e mikrobusit. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Beratit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para mësohet se mikrobusi i drejtuar nga Ylli Velçani, tashme i ndaluar, ishte me shpejtësi dhe ne momentin e aksidentit i janë këputur edhe frenat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *