Berat, pranga shoferit te mikrobusit

Nxënësit e aksidentuar ne fshatin Vërzhezhë të Skraparit pas daljes se mikrobusit nga rruga rrëfejnë momentet e tmerrit. Sipas dy prej vajzave te plagosura mjeti beri disa rrotullime dhe përfundoi ne përrua.
Ndërkohe policia e Skraparit arrestoi shoferin qe drejtonte mikrobusin i cili u përfshi ne aksident teksa po transportonte nxënësit e shkollës. në pranga përfundoi Astrit Hysi, 52 vjeç. Ai akuzohet për “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ngjarja rëndë ndodhi paraditen e së hënës, kur mikrobusi doli nga rruga ne fshatin Verzhezhe te Skraparit, pas një defekti në sistemin e frenimit. për pasojë u plagosen 9 nxënës që udhëtonin si çdo dite drejt shkollës se tyre. Për shkak të plagëve të marra një nga të plagosurat u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.




