Në ambjentet e bibliotekës “V.Buharaja” në Berat përfaqësuesit e bashkisë kanë zhvilluar një takim me disa nga banorët e qytetit në kuadër të hartimit të buxhetit te bashkis për 2020.

 

Ky takim u zhvillua me banore te rajonit nr.3 te bashkis Berat .

 

Nenkryetarja e bashkis berat zj. Hatixhe Ikonomi, në fjalën e saj theksoi se gjatë fushatës elektorale janë bërë disa premtime dhe se tashmë ka ardhur koha që të vihen në zbatim dhe me punë konkrete, përpara se të kalojmë për miratim buxhetin.

 

Në këtë takim nënkryetarja ka kërkuar nga qytetarët që të japin idetë e tyre në lidhje me problematikat e zonave ku banojnë.

 

Gjithahstu ajo është shprehur se ky është një takim që do të pasohet edhe me takime të tjera ku do të njihen më nga afër me plan buxhetin e miratuar nga bashkia në lidhje me problematikat e zonave.

 

Ndërkohë qytetarët gjatë këtij takimi shprehen problematikat e zonave ku banojnë ku në fokus te diskutimeve ishte largimi i mbetjeve urbane pastrimi i disa zonave, ndriçimi ne disa zona ,por dhe per krijimin e disa hapesirave publike per femijet e zones ku banojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *