Kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj,  këtë të mërkurë inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në fshatin Lapardha, Njësia Administrative Otllak. Vlera e këtij investimi, financuar nga fondet e Bashkisë, shkon deri në 313 milionë lekë.

 

Faza e parë e punimeve ka nisur në fund të qershorit në fshatin Lapardha 2, ku aktualisht po punohet në lagjen e Jahollarëve. Pas mr.shume se 30 vitesh eshtë hera e parë që ndërhyhet në këtë zonë për ndërtimin dhe sisitemimin e rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza.jane afro 1500 banor qe perfitojne nga ky investim , kemi me shume se 30 vite qe jemi me gropa septike shprehen banoret e zones. Kjo ka qene nje nga lagjet me problematike per problemin e KUZ sepse ketu te gjitha banesat jane me gropa septike me renien e reshjeve te shiut ujrerat e zeza dilnin ne siperfaqe, me kete investim per kete lagje eshte nje clirim i dyte shprehet kryeplaku i zones z. Safet Muho. Sinkron

 

Kryebashkiaku Sinaj u shpreh se ndërtimi i rrjetit të KUZ – së për fshatin e Lapardhasë jo vetëm që zgjidh një problem të mbartur prej vitesh, por u hap rrugën edhe projekteve të tjera për këtë fshat.

 

“Ky është një investim i munguar për fshatin Lapardha, besoj që nga koha e themelimit të tij. Është hera e parë që Bashkia e Beratit ndërhyn me një investim të tillë për këtë fshat. Me realizimin e këtij projekti përfitojnë 1500 banorë të dy lagjeve më të mëdha të Lapardhasë, duke zgjidhur përfundimisht këtë çështje për banorët e këtij komuniteti. Kjo ishte faza e parë, ndërsa në fazën e dytë do të mendojmë për rrugët dhe ndriçimin në segmentet kryesore të këtij fshati.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *