E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Berat nis të zbukurohet për festat e fundvitit (Foto)

Bashkia e Beratit ka filluar zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit. Edhe pse ndodhemi në një kohe pandemie, Bashkia e Beratit ka nisur herët zbukurimin e qytetit me drita dhe vendosjen e pemës, për të dhënë pak më shumë energji pozitive në një situatë ku vendi po përballet me një situatë jo të lehtë.

Mbrëmjen e së shtunës janë ndezur dritat e zbukurimeve të vendosura në pedonalen e qytetit dhe në të dyja urat mbi lumin Osum, ndërsa pema e qyteti është ende në zbukurim.

Reklamë

Njerëzit nuk kanë nguruar të dalin në rrugët plot ndriçim, jo vetëm për të shijuar magjinë e dritave por edhe për të bërë foto, që t’i kenë kujtim në këtë kohë pandemie.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë