Subscribe

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e së enjtes në qytetin e Beratit. Një person ka humbur jetën, ndërsa një ka mbetur i plagosur rëndë nga rrëzimi i një mikrobusi në fshatin Pashalli në berat. Mikrobusi me u rrëzua, pasi doli nga rruga duke humbur kontrollin në fshatin Pashalli. Nga aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme F.H. 54 vjeçe, ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti Z.H. 60 vjeç banues në Urë Vajgurore. I plagosuri është transportuar për ndihmë në spital, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *