Vetmia është ndjesia që herë pas here frikëson të gjithë, pavarsisht moshës dhe periudhës në të cilën ndodhen.

 

 

Ideja e vetmisë është e frikshme edhe tek fëmijët, moshat e mesme apo të vjetrit. Jeta e beqarisë herë pa here ka dhe avantazhet e saj.

 

Sipas psikologëve beqarët nuk duhet ta mendojnë si shumë të frikshme jetën vetëm, pasi në shumë raste ajo mund të jetë mjaft fantastike.

 

Përkushtimi ndaj vetes

 

Studimet kanë treguar se beqarët kanë përkushtim më të madh ndaj vetes dhe janë më të prirë të përjetojnë një zhvillim të vazhdueshëm. Hulumtimet po ashtu tregojnë se beqarët e vlerësojnë më shumë punën sesa të martuarit.

 

Në anën tjetër, përkushtimi më i madh ndaj vetes shpie edhe në më pak emocione negative. Kanë lidhje më të mira miqësie

 

Lidhjet romantike kanë tendenca t’i izolojnë njerëzit më shumë. Hulumtimet tregojnë se beqarët janë të prirë të kenë lidhje më të forta me prindërit, vëllezërit e motrat, miqtë, fqinjët dhe kolegët.

 

Beqarët  posaçërisht femrat shpeshherë kanë një rrjet të njerëzve që janë të rëndësishëm për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *