E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Video · Vendi

Beqaj: Vdekja e gruas, jo faji ynë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i ka dalë në mbrojtje personelit mjekësor të maternitetit “Koço Gliozheni”, ku mëngjesin e te premtes një nënë në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe foshnja e saj, humbën jetë për shkak të disa komplikacioneve. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, 35-vjeçarja mori shërbimin e nevojshëm.

“I kemi sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike. Nëna ka marrë shërbimin e nevojshëm nga personeli.  Nuk ka pse të hidhet baltë mbi punën e mjekëve. Ambulancat tona kanë të gjitha oksigjen”.

Por pavarësisht kësaj, policia ka referuar materialet per tre mjekë kirurgë e gjinekologë të maternitetit “Koço Gliozheni”. Sipas policisë, për shkak se ata nuk ofruan në kohë shërbimin shëndetësor nëna dhe foshnja humbën jetën. Për ngjarjen e rëndë edhe vetë Prokuroria nis hetimet me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm.

Familjarët e 35-vjeçares Aida Cajka, denoncuan një ditë më parë mungesën e ndihmës së shpejtë dhe neglizhencën e mjekëve. Sipas tyre, mbyllja e urgjencës sorollatjet dhe mungesa e oksigjenit, shkaktuan vdekjen e nënës dhe foshnjës, e cila ka dhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe një djalë.

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë