Subscribe

Dy prej lëvizjeve më të bujshme të SPAK-ut për koncesionin e sterilizimit dhe inceneratorin e Tiranës janë kritikuar nga lideri i opozitës Sali Berisha si hetime, ku janë amnistuar përgjegjësit kryesore për këto afera korruptive.

 

Gjatë një konference me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk mund të ketë zbardhje të koncesionit të sterilizimit pa hetimin e plotë të Ilir Beqajt, firma e të cilit është në çdo fazë të dhënies së këtij koncesioni.

 

 

SALI BERISHA

 

“Beqaj është hajdut vrasës. Sepse Beqaj ka zëvendësuar një sistem që ekzistonte, jo i përsosur, e them. Ka zëvendësuar këtë sistem me një tjetër me kosto 80 herë më të lartë. Beqaj është vampir, se ka urdhëruar të pakësohen 1 mijë operacione në muaj. Kjo është të tallesh me qytetarët, në një mënyrë ose në një tjetër. Është cinizëm.”

 

Me të njëjtin arsyetim Berisha akuzoi Prokurorinë Special kundër Korrupsionit se amnistoi kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

 

“Të sekuestrosh djegësin dhe të mos ndalosh pagesat, të mos arrestosh Erion Veliajn, i cili është personi që ka ndryshuar praktikën e trajtimit të mbetjeve, i cili falsifikon vendimin e Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut?”

 

Lideri i opozitës Berisha ka paralajmëruar se përtej denoncimeve demokratët do të përdorin protestat si formë reagimi kundër qeverisë Rama.

 

“Zgjidhja është vetëm protesta e fuqishme popullore.”

 

Organizimi i protestave është lajmëruar shpesh gjatë këtij muaji nga Berisha, por ende nuk ka një datë se kur opozita do të zhvillojë tubimin e parë kundër qeverisë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *