Subscribe

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk ndalet në betejën ligjore kundër kreut të opozitës, Lulzim Basha. Këtë të martë, Beqaj u paraqit në sallën e gjyqit të zhvilluar në gjykatën Penale, pasi ka kërkuar rigjykimin e çështjes, “për fyerje dhe shpifje botërisht”, të bërë nga kreu i PD-së, në një nga mediat e shkruara. Mbrojtësi i zgjedhur nga Basha, Sokol Biba, tha para relatorit të çështjes Lazer Sallaku se, kjo gjykatë e ka të pamundur ta shqyrtojë çështjen, pasi ajo është gjykuar më parë tashmë i takon Apelit të shprehet për rifillimin e gjyqit. Ndërsa vetë ministri tha se Basha duhet të vërtetojë akuzuat e bëra ndaj tij dhe ministrisë që drejton. Pak kohë më parë, padia e parë për fyerje e Ministrit të Shëndetësisë ndaj Bashes u pushua nga gjykata, me argumentin  se ministri ishte paraqitur dy herë me vonesë në sallën e gjyqit. Ndërkohë, drejtuesi i seancës caktoi datën 11 prill për të pranuar ose jo gjykimin ndaj Bashes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *