Subscribe

Pas akuzave te përsëritura te opozitës ndaj ministrit Ilir Beqaj per përfitime te tenderave dhe favorizim te kompanisë se tij, kreu i shendetesise ka deklaruar serish se nuk është me pjese e firmës “Inteks Plus”. Po ashtu ministri i shendetesise ka mohuar te jete caktuar nga kryeministri koordinator për vlerësimin e punëve te qeverise. Beqaj ka sqaruar se edhe pse ministër, vazhdon te ketë ne Partine Socialiste detyrën e sekretarit te programit te qeverisës, ashtu si aleati i tij Edmond Haxhinato. Këto deklarata ministri Beqaj i beri gjate nje takimi me drejtues te spitaleve per modelin e financimit te sistemit shëndetësor. Sipas Beqajt Shqipëria, do te ndjeke modelin amerikan ku financuesi i shendetesise është shteti, ndërsa ka sqaruar edhe shkurtimet qe priten ne radhët e personelit, kryesisht tek sanitaret, pasi aktualisht 16% te stafit ne spitale e përbejnë keta punonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *