Beqaj “merr” PS e Shkodrës: Do organizojmë partinë, shohim edhe punën e drejtorave

Ilir Beqaj zhvilloi mbledhjen e parë si drejtues politik i PS në qarkun Shkodër. Ai zhvilloi këtë të martë një takim prezantues me Këshillin Koordinativ të Qarkut për Partinë Socialiste.
Beqaj tha se rikthimin në Shkodër e ka pranuar me dëshirë pas propozimit që i ka bërë kryeministri Rama. Më tej i shtoi se ishte privilegj rikthimi në Shkodër aq më teper që në këtë qytet ka filluar edhe politikën aktive.
Ish ministri i Shëndetesisë tha se me Ramën ka një marrëdhënie sy më sy dhe vendimarrja zgjat shumë pak për cdo cështje që diskutojnë, raporton Vizion Plus.
I pyetur për ndryshimet e mundshme në qeveri, Beqaj tha se ky është një ekskluzivitet I kryeministrit Rama ndonëse 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehte të bëhen.
Më pas drejtuesi politik i PS për Shkodrën u ndal edhe tek puna e të zgjedhurve vendor të kësaj force politike në këtë qark, teksa pranoi edhe problemet.
Sigurisht që jam i vetëdijshem për problemet e partise dhe drejtoreve. Drejtoret nuk janë një pune e imja, por do shohim se si kanë punuar, sepse kur vjen puna per legalizime ose funksione te tjera nuk ka të majtë e të djathtë.
Beqaj u ndal edhe tek lista e PS e kandidatëve për deputet në qarkun Shkodër, ben te ditur Vizion Plus.
Për kandidatët për deputet në Shkoder, drejtuesi politik i qarkut ka për detyrë të merret me të gjithë. Në këtë fazë jemi shpejt për të kaluar tek kandidaturat. Kemi një ndryshim me opoziten, sepse berthamen e parë e kemi nga deputetet ekzistues. Duhet të shohim se cila pjesë e listës do jetë e hapur dhe cila jo.
Duke u ndalur edhe tek pikëpyetjet mbi datën e zgjedhjeve locale në Shkodër, Beqaj tha se kjo është një cështje që I takon presidentit Meta ndonëse një ditë procesi do të bëhet. Fillimisht tha, Beqaj, puna do të jetë e përqëndruar tek zgjedhjet parlamentare pasi organizimi I partisë në vitin e fundit ka qënë I manget dhe duhet punuar në këtë drejtim.
Pikërisht duke qëndruar tek gjëndja e PS në Shkodër, Ilir Beqaj u pyet mbi atë që ka lënë në këtrë forcë politike të degës së veriut, ish drejtuesi Ditmir Bushati.
Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS këtu. Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo. Aktualisht nuk ndodhet as në Tirane dhe as në Shkodër.




