Drejtuesi i ri politik i PS-së në Shkodër, Ilir Beqaj tha në mbledhjen e zhvilluar me strukturat atje se e ka pranuar me dëshirë propozimin e kryeministrit Edi Rama, pasi pikërisht në këtë qytet ka filluar aktivitetin e tij politik.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen prezantuese, Beqaj u shpreh se është i vetëdijshëm per problemet e partise dhe drejtoreve.

Sa u përket kandidatëve për deputet në këtë qark, Beqaj theksoi se është ende herët për të kaluar në këtë fazë.

“Ne marredheniet me kryeministrin kam nje marredhenie sy me sy qe zgjat shume pak vendimarrja. Ndryshimet ne qeveri eshte e drejte e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk eshte e lehte te behen. Per mua eshte privilegj qe kthehem ne Shkoder. Sigurisht qe jam i vetedijshem per problemet e partise dhe drejtoreve. Drejtoret nuk jane nje pune e imja por do shohim se si kane punuar sepse kur vjen puna per legalizime ose funksione te tjera nuk ka te majte e te djathte. Kemi nje ndryshim me opoziten sepse berthamen e pare e kemi nga deputetet ekzistues. Duhet te shohim se cila pjese e listes do jete e hapur dhe cila jo.”

Ai tha mes të tjerash se duhet të punojnë më shumë, pasi ekziston një boshllëk 1-vjeçar.

“Per drejtorite e zhvendosura nga Shkodra ne Lezhe besoj se kjo eshte nje teme e gjate dhe do te doje me shume kohe per te kuptuar konceptin e rajoneve. Duhet te jemi te vetedijshem qe pasi krijohen drejtorite e rajoneve qe kane tre qarqe nuk eshte normale qe te gjitha drejtorite te jene ne nje qark edhe pse Shkodra ka rrezatuar ne gjithe Shqiperine. Nese vendosim peshore farmacie se a duhet te jete arsimi apo ndonje tjeter eshte nje ceshtje tjeter. Opinioni shkodran eshte i ngarkuar me kete gje dhe duhet te punojme shume me teper. Permiresimi i infrastruktures rrugore apo edhe sherbime te tjera te mos krijojne barriera per qytetaret.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *