Subscribe

Lideri i opozitës Sali Berisha listoi të gjithë elementet e koncesionit të sterilizimit, të cilat sipas tij tregojnë se për qëllime korruptive ish-ministri Ilir Beqaj ka shkelur ligjin.

 

Ish-kryeministri replikoi në distance me Ilir Beqajn duke analizuar të gjitha sqarimet e ish-ministrit, duke nisur nga deklarata se sterilizimi nuk është koncesion, por partneritet publik-privat

 

SALI BERISHA

 

“Sipas Beqajt me katër firma në aferën e sterilizimit, dhënia falas në kundërshtim me ligjet, kompanisë së tij të krijuar një muaj më parë e aparaturës ultramoderne të sterilizimit që mjaftonte për sterilizimet në të gjithë Shqipërinë, dhe ishte blerë me 1.7 milionë euro nga fondet e buxhetit, nuk është dhënie për një biznes privatit, vetes dhe Rrapajve të tij, vetëm e vetëm pse këtij hajduti, gjëja e vjedhur i duket pronë e vetja.”

 

Ish-kryeministri  ka deklaruar se Ilir Beqaj ka abuzuar me buxhetin e shtetit, duke i vendosur në dispozicion kompanisë një kat në ambientet e spitalit e  duke i dhuruar mijëra komplete kirurgjikale, duke hedhur poshtë sqarimet e ish-ministrit të Shëndetësisë.

 

“Këtë mashtrim të pacipër të Beqajt nuk e beson asnjë qytetar që e di që spitali është pronë publike, dhe jo pronë private e familjes Beqaj. Por këtë mashtrim duket se e ka besuar, ose bëri sikur e besoi me urdhër të Edi Ramës, SKAP-i i partisë, ndaj dhe ai si në rastin Erion Veliajt, vendosi të mos ngrejë padi, por të amnistojë Beqajn e 4 firmave mbi vjedhjen e dytë të shekullit.”

 

Ish-kryeministri ka komentuar edhe lajmet se mungon kontrata origjinale e koncesionit, duke numëruar institucionet që e kanë këtë kontratë.

 

Informojmë shqiptarët se kontrata origjinale e dosjes së sterilizimit është e depozituar:1. Në Prokurorinë e Tiranës, e cila pas 3 vitesh hetimi, dhe thuhet 300 mijë euro ryshfet, e shpalli atë në përputhje me ligjin. 2. Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.”

 

Lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen demokratëve në protestë, si forma e vetme e reagimit kundër kësaj qeverie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *