E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Beogradi ultimatum Prishtinës, “90 ditë kohë për të hequr taksën”

Pak ditë pasi kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj njoftoi rritjen e tarifave 100% për mallrat serbe, kryeministrja e Kosovës Ana Brnabiç njoftoi se ka kërkuar konsultime sekretariatit të CEFTA për vednimin e Prishtinës.

 

Në një konferencë për shtyp ajo bëri të ditur se i ka lënë afat qeverise kosovare 90 ditë duke nisur që nga mërkurë, të zgjidhë problemin.Ne te kundert sipas Brnabic çështja do te shkoje në Gjykatën e Arbitrazhit.

 

Reklamë

ANA BRNABIÇ
KRYEMINISTRE E SERBISE

“Nëse këto konsultime nuk nisin apo problemi nuk zgjidhet 90 ditët e ardhshme, sa është afati kohor, atëherë në do të nisim proces para Gjykatës së Arbitrazhit. Ne do të luftojmë kundër këtyre vendimeve përmes ligjeve ndërkombëtare. Serbia nuk do të bjerë pre e provokimeve”

 

E ndërsa qeveria e Kosovës u shpreh e vendosur të mbajë në fuqi taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina Brukseli beri thirrje per heqjen e tarifes. Maja Kocijancic tha se vendimi shkel Marrëveshjen e stabilizimit Asociimit mes BE-së dhe Kosovës, dhe se nuk kontribuon në dialogun për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë