Subscribe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor ku akuzoi Beogradi zyrtar për mos vendosjen e raporteve mes dy vendeve. Shefi i qeverisë së Kosovës ka theksuar se vend i tij i ka mundësuar serbëve lokal integrimin e plotë.

“E duam integrimin e serbëve. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë me komunitetin të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se duhet të ketë  ndarje etnike. Problemi që kemi, nuk ka të bëjë me serbët. Problemin e kemi me Beogradin, i cili nuk u distancua as nga Millosheviçi i së kaluarës e as nga Putini i së tashmes”, tha Kurti.

Ndërsa ambasadori i Shteteve te Bashkuara Hovenier ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet që të përfundojë me njohje të ndërsjelltë.

“Përfundimi i këtij procesi duhet që të jetë njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush vizionin  që e kemi për një Evropë të lirë, të plotë, të begatë dhe në paqe, sidomos duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e mundshme që mund të pasojë”, tha Hovenier.

Diplomati amerikan foli edhe për të ashtuquajturin “Kuvendi Gjithëserb”, që u mbajt të shtunën nga Serbia dhe Republika Srpska ku u miratua edhe një deklaratë që propagandon se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”. Hovenier shprehu shqetësimin për këto qëndrime të Beogradit ndërsa tha se Kosova është një vend Sovran. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *