E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Beograd, vazhdojnë protestat masive kundër Vuçiç

Mijëra qytetarë protestuan të shtunën kundër qeverisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

 

Nën moton “1 në 5 milionë” qytetarët u tubuan në kryeqytetin e Serbisë në Beograd në javën e 27 të protestave kundër presidentit.

 

Reklamë

Por edhe pse nisi e qetë, dhuna në protestën e së shtunës u përshkallëzua. Një nga organizatorët e protestës mbeti i lënduar dhe u dërgua në spital për trajtim të specializuar.

 

Sipas organizatorëve, sulmi është i një natyre politike; ata i kërkuan policisë dhe prokurorisë të identifikonin dhe arrestonin autorin.

 

Demonstrata “Një në 5 Milionë” u mbajt për herë të parë më 8 dhjetor të vitit të kaluar, dhe nisi pas sulmit ndaj një politikani të majtë në opozitë.

 

Protestuesit e akuzojnë kreun e shtetit për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medias dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve. Megjithatë presidenti Aleksandar Vuçiç vazhdimisht i ka hedhur poshtë këto akuza.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë