E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Beograd, mijëra qytetarë në protestë kundër Vuçiç

Mijëra njerëz protestuan në Beograd duke shënuar kështu javën e 7 të tubimeve kundër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

 

Duke brohoritur “Vuçiç largohu”, protestuesit bllokuan rrugët e kryeqytetit serb, ndërsa këtë herë parakaluan para selisë së televizionit publik i cili ka injoruar protestat disa javëshe kundër kreut të shtetit.

 

Reklamë

Protesta e së shtunës në mbrëmje vjen vetëm pak ditë pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin, i cili u prit nga qindra njerëz, mbështetës të Vuçiç.

 

Sipas mediave, Vuçiç e organizoi tubimin në një përpjekje për të bindur qytetarët se ka më shumë mbështetës sesa kundërshtarë të tij në Serbi.

 

Qindra mijëra qytetarë serb e akuzojnë presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medias dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve, por ai i ka hedhur poshtë këto akuza.

 

Vuçiç ka shënuar një rënie të mbështetësve të tij që pas fitores së thellë në vitin 2016.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë