E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Benzi përplaset me motorçikletën, vdes 68 vjeçari

Një 68-vjeçar humbi jetën në një aksident në aksin rrugor Shkodër-Bushat.

 

I moshuari nga fshati Ashte ishte duke lëvizur me një motoçikletë kur në afërsi të fshatit Beltoje kur u përplas nga një makinë tip benz.

 

Reklamë

Nga goditja e fortë, 68-vjeçari përfundoi në kanalin anash rrugës. Ai humbi jetën në vend, pasi mori plagë të shumta. Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e mjetit me qëllim sqarimin e te gjitha rrethanave të ngjarjes.

 

Ndërkohë më herët një fëmijë i mitur mbeti i plagosur në aksin rrugor Kukës-Nangë, pasi u përplas nga një makinë Tip “Volkswagen”. Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin u arrestua disa orë më vonë pasi u largua nga vendngjarja.

Më shumë video

Reklamë