Subscribe

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga tragjedia e ndodhur mëngjesin e sotëm në Këlcyrë. Aksidenti tragjik la pas 8 viktima, shoferin e “Benz-it” dhe 7 emigrantët e paligjshëm që po transportonte.

Nga vendi i ngjarjes, gazetari Barkaj tha se makina po udhëtonte nga Përmeti drejt Këlcyrës. Shoferi i “Benz-it” ka parë dy policë që po patrullonin zonën në këmbë, është trembur dhe është kthyer drejt Përmetit. Shërbimet e policisë më pas kanë njoftuar patrullat, të cilat u vunë në ndjekje të makinës.

Lexo edhe :

Related Posts

Për shkak se shoferi nuk e ka ditur rrugën dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte në afërsi të një kthese ka humbur kontrollin dhe ka fluturuar 200 metra. Përplasja ka qenë aq e fortë sa të 8 kanë gjetur vdekjen në vend.

Mësohet se automjeti ishte marrë me qira në Shkodër, jo nga viktima, por nga një person tjetër i cili është marrë në pyetje nga policia. Identiteti i shoferit, që dyshohet se është shkodran, dhe emigrantëve nuk është mësuar ende për shkak se kanë marrë dëmtime të rënda dhe hetuesit e kanë të vështirë t’i identifikojnë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *