E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Benzema vendos derbin, Reali presion Barcelonës

Një gol i shënuar nga Karim Benzema në minutën e 57 i dha mundësi Realit të Madridit që të fitojë derbin e kryeqytetit në La Liga.

 

Skuadra e Zidanë mposhti 1 me 0 Atletikon e Madridit në fushën e vet dhe blindoi vendin e parë në klasifikim.

 

Reklamë

Nëse në pjesën  e e parë ishin miqtë më mirë, madje duke goditur edhe shtyllën me Korrean, ndryshe ndodhi në pjesën e dytë.

 

Me zëvëndësimet e kryera, Zidan i dha Realit një tjetër pamje.

 

Goli pati për protagonist Vinicius, Mendi dhe në fund Benzema. Tani diferenca nga Barcelona është 6 pikë, mirëpo katalanasit nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e tyre të kësaj jave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë