E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Benzema humbet dy penallti, por Reali “prek” titullin

Tanimë mungon vetëm zyrtarizimi matematikor përpara se Real Madrid të nisë festën për titullin e 35 në historinë e kampionatit spanjoll.

 

“Los Blankos” fituan 3 me 1 në transfertë kundër Osasunës në javën e 33 duke krijuar një distancë 17 pikëshe në raport me kushërinjtë e Atletikos, të cilët nuk shkuan më shumë sesa një barazim 0 me 0 kundër Granadës.

 

Reklamë

Skuadra e Ancelotit nuk pati probleme shumë të mëdha në Paplona. David Alaba shënoi shumë shpejt që në minutën e 12 për miqtë, mirëpo Osasuna riktheu ekuilibrat duke shënuar me anë të Budimir në minutën e 31.

 

Vetëm në fund të këtij fraksioni madrilenët kaluan sërish në avantazh me anë të Asensios.

 

Në fillim të pjesës së dytë protagonist i madh i ndeshjes bëhet portieri vendas Serxho Herrera. Ai i pret dy penallti bomberit Benzema në minutat 52 dhe 59.

 

Kjo bëri që ndeshja te qëndronte e hapur deri në fund, madje deri në minute  6 shtese, aty ku Vaskez mbylli gjithçka. Tani është thjesht çështje ditësh shpallja kampion, pasi asgjë se ndaj Realin nga ky objektiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë