E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Benz-i përplas për vdekje 45 vjeçarin

Një kalimtar humbi jetën mbrëmjen vonë të dielën në Bypass-in e Fierit.

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 22:05 në  fshatin Baltëz në segment Vlorë-Lushnjë..

Shtetasi E. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Sh. V., 45 vjeç, banues në Baltëz, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

Si pasojë e përplasjes 45-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë