E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Kronikë

Benz-i me tre refugjatë të huaj, arrestohet 40 vjeçari

Një person ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tij, pasi akuzohen per transport të paligjshëm të shtetasve të huaj.

 

Në kuadër të Planit Operacional “Joint Action Days”, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.M., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij shtetasin S.B., 23 vjeç.

 

40 vjeçar është kapur duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës  me 3 shtetas të huaj, të cilëve në bashkëpunim me shtetasin S.B., iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë