E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Benz-i goditi karrocën dhe fluturoi në krahun tjetër, ja si ndodhi aksidenti në Cërrik

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e të dielës në rrugën rurale Mollas-Selitë, tek “Ura e Sharrës”, në fshatin Kamuna në Cërrik.

 

Reklamë

Sipas policisë, shtetasi A.H., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kushtet e errësirës dhe fushëpamjes së kufizuar në kthesë ka goditur një karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune dhe më pas ka humbur kontrollin mbi mjetin duke dalë në krah të kundërt ku është përplasur me një mjet tjetër që vinte përballë.

 

Reklamë

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.M., 53 vjeç, banues në fshatin Kamuna,  Cërrik i cili ishte drejtuesi i karocës dhe shtetasi  A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet.

 

Në përfundim të hetimeve Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë drejtuesin e Benz-it shtetasin A.H., 24 vjeç, banues në Klos, Cërrik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë