Kronikë
Bënte “namin” me vjedhjen e makinave në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet si autor i 6 vjedhjeve në qytetin bregdetar.
Në pranga ra K. L. Ai u kap duke vjedhur në automjetin e një shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”. Ndërkohë, është shpallur në kërkim E. Ç., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se 27-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç, janë autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, në qytetin e Vlorës, konkretisht vjedhjes së një automjetit tip “Volksëagen”, disa sendeve personale dhe një shume parash.




