E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bënin namin me vjedhje në Belgjikë, pranga anëtarit të dhjetë të bandës

Ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar dhe proceduar, për vjedhje në Belgjikë. Në kuadër të operacionit të koduar “PICASO”, është bërë i mundur ndalimi i 45 vjeçarit person i shpallur në kërkim.

 

Reklamë

Sipas policisë i ndaluari K. D., 45 vjeç, është person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.

 

Ndaj këtij personi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg pa afat”.

 

Gjithashtu sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shtetasish shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.

 

Në kuadër të operacionit janë kapur katër shtetas shqiptarë në Shqipëri dhe 6 shtetas të tjerë shqiptarë në Belgjikë. Ndaj këtij grupi kriminal drejtësia belge ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë