Seksioni kundër Krimit Ekonomik në policinë e Lezhës  ka zbuluar në Laç një pikë kolaudimi ku mjetet jashtë standardeve teknike kalonin kundrejt ryshfetit.

 

Rasti ishte referuar në Gjykatën e Rrethit Kurbin qysh në 2018 ndërsa sot janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.

 

Policia ka ndaluar tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

 

Kështu janë ekzekutuar urdhërat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve :

 

– S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi  “Arrest me burg” për veprat penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

– M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, me masë sigurimi  “Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

– I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, me masë sigurimi  “Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

 

Ndërsa janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre shtetasit:

 

– D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Shpërdorim detyre”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *