Subscribe

Ne sezonin e verës policia apelon qytetarët për shkak të numrit të lartë të vjedhjeve. Në një intervistë për Vizion Plus zv drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, thotë se ende lëvizin të lirë 23 persona të skeduar si hajdutë banesash, e për këtë arsye me largimin drejt plazheve të mos i lenë jashtë kontrollit shtëpitë. Kryesisht të dyshuarit janë përsëritës si rasti i një të riu në Tiranë, liria e të cilit nuk zgjati më shumë se 10 orë nga amnistia e fundit e qeverisë pasi ai u arrestua sërish për vjedhje. Ziu thotë se deri më tani janë tre të arrestuar, të cilët sapo lanë qelitë shkuan për të vjedhur. Sipas të dhënave zyrtare të policisë për këtë vepër penale janë arrestuar 55 hajdutë por qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi në rrugët e kryeqytetit lëvizin të lirë 23 të tjerë, të cilët janë skeduar. Zonat më të goditura nga hajdutët janë ato të plazhit, lagja e Ali Demit, Farka dhe Komuna e Parisit. Për sa i përket profilit të vjedhësve të banesave nga analizat rezulton se ata janë kryesisht të moshave të reja e një problem që has policia është fakti se ata në më të shumtën e rasteve janë përsëritës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *