Udhëtimet mes gocash, janë unike. Ka plot kohë për tu çlodhur, për të bërë thashetheme dhe më e rëndësishmja, për të mos menduar për djemtë. Por mendoni për të rifituar kohën e humbur me ‘gocën’ më të rëndësishme të jetës suaj: nëna. Esksperti i turizmit Ann Coleman, ju sugjeron këto shtete për tu vizituar nënë e bijë, e marrëdhënia juaj do të jetë ende e ngushtë.

 

Paris, France

 

 

 

Je rritur duke bërë shopping nëpër dyqane me nënën tuaj? Kryeqyteti francez I ka të gjitha, dyqanet për të bërë shopping, restorantet më të mira për të darkuar si dhe muzetë për të plotësuar pjesën tjetër të udhëtimit.

 

Tuscany, Itali

 

 

Pushime në kuzhinë! Nëse jeni të dyja të dhëna pas gatimit, Tuscany është vendi perfekt për ‘shefat’ e rinj të kuzhinës, e për të eksperimentuar recetat e reja të lazanjës.. Ndaj kur të niseni,mos harroni të merni me vete laps e letër.

 

Irlandë

 

Nëse kerkoni një udhëtim ku të trajoheni si mbretëresha, bëni gati valixhet për në Irlandën e Jugut. Merrni me qira një makinë, e vizitoni fshatrat dhe kështjellat e vogla në të gjithë vendin. Do të ndiheni si familje mbretërore.

 

Meksikë

 

 

Ndoshta nuk keni shpirt të ‘çmendur’ për tu ngjitur në maj të malit, ama nuk do t’i rezistoni dot idesë për të vizituar Meksikën, për të provuar ushqimin e tyre. Ata janë një kulturë tjetër nga e jona, e ky udhëtim do t’iu rezervojë kujtimet më të ëmbla në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *