E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Sport

Benfica përmbys Estorilin

Benfika ka rikuperuar dy pike te çmuara kundrejt Sportingut te Lisbones ne garën per titullin kampion ne kampionatin portugez. Ne ndeshjen e transmetuar ne Tring, skuadra e trajnerit Rui Vitoria mori nje fitore te vështire 1 me 2 ne transferte kundër Estoril ne sfidën e javës se 1 te fazës se dyte. Vendasit befasuan ekipin kryeqytetas qe ne fillim teksa ishte sulmuesi Leo Bonatini qe realizoi golin e avantazhit pas nje krosimi nga e djathta. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezyultate, ndërsa përmbysja në favor të miqve do të mbërrinte vetëm në fraksionin e dytë. Fillimisht ishte greku Mitroglu që barazoi në minutën e 52 me një kthesë në zonë ndërsa në të 67 mesfushori Pizzi shënoi me të djathtën në një pozicion të priret ne portën vendase. Fitorja e ngjiten skuadrën e shqiponjave të kuq në vendin e dytë me 43 pike, 2 më pak sesa Sportingu kryesues.

Vazhdo të lexosh

Reklamë