Benfica hodhi nje hap te madh drejt titullit te katërt radhazi kampion ne Portugali. Shqiponjat e Benfikes fituan me vështirësi 1 me 0 ne transferten e javës se 32 kundër Rio Aves dhe e kane rritur diferencën me Porton e vendit te dyte ne +5 pike. Skuadra e Rui Vitorias mund të shpallet kampion që në ndeshjen e radhës ndaj Vitoria Gimaraesh në shtëpi.

 

Ndeshja e transmetuar në Tring HD nuk ka qenë aspak e lehte për Benfiken. Megjithë saktësinë me te madh ne qarkullimin e topit, Benfica nuk krijonte dot raste te pastra për shënim dhe ngacmimet e vetme ne pjesën e parë erdhën nga Jonas, Rafa Silva dhe Nelson Semedo. Në startin e pjesës së dytë rastin më të mirë e ka Raul Jimenes për kryeqytetasit, por kthesa e tij në zonë gjen reagimin e portierit Kasio. Në momentin kur Benfica shton presionin, vendasit krijojnë rastin më të pastër me anë të  Heldon, por egoizmi i tij mbyllet me nje gjuajtje që  përfundon ngjitur me shtyllën pingule. Rui Vitoria hedh në fushë Salvion dhe është pikërisht, argjentinasi që bëhet protagonist në golin e fitores pas një kundërsulmi të shpejte ne minutën e 75, edhe pse lojtari që e dërgoi ne rrjete ishte Jimenez.

 

Në fund Rio Ave për pak sa nuk shtangu Benficen shtylla e Paciencias dhe me pas Heldon nuk mundën të barazojnë rezultatin. Fitore e madhe e Benfices, e cila festoi fitoren bashkë me mijëra tifozë të vet të ardhur në këtë transferte. Titulli numër 36 është vetëm çështje kohe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *