E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Benfica nis mbarë fazën e dytë, fiton 3-1 ndaj Bragës

Benfika e nisi mbarë fazën e dytë të kampionatit portugez duke fituar 3 me 1 në fushën e vështirë në Brages. Sfida e transmetuar në platformën Tring nisi shumë mirë për kampionen në fuqi të Portugalisë e cila kaloi ne avantazh që në minutën e 11 me anë të mesfushorit argjentinas Eduart Salvio.

 

Pavarësisht rasteve që nuk munguan sa në njërën porte në tjetrën rezultati në pjesën e parë nuk ndryshoi më. Edhe pse pjesën e dytë pavarësisht tentativave të Bragës, ishte Benfica me konkrete teksa dyfishoi shifrat me anë të brazilianit Zhonas në minutën e 64. U duk një ndeshje e mbyllur por Sporting Braga ia doli të rihapë sfidën me një gol të shënuar në minutën e 74 nga ana e Paulinjos.

 

Minutat e fundit të ndeshjes ishin emocionuese teksa të zotët e shtëpisë bënë përpjekje maksimale për të mos dalë pa pikë por Raul Himenez në fund shënoi edhe golin e trete që vulosi marrjen e tre pikëve të rëndësishme nga “shqiponjat e Lisbones të cilët në këtë mënyre u ngjitën n e 43 pikë duke ndarë vendin ne dytë me Sportingun i cili luan në mbrëmje ndërsa Porto që luan të hënën mban vendin e parë me 45 pikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë