Benfica, Makabi Haifa dhe Viktoria Plzën janë tre skuadrat e radhës që siguruan një bilete për në fazën ë grupeve të champions league përmes fazës play off.Në takimet e kthimit të transmetuara në Tring, punën më të lehtë e pati  Benfika , e cila fitoi 3 me 0 në shtëpi përballë Dinamos së Kievit, në një kohë që kishte fituar edhe ndeshjen e parë.Portugezet mbyllen cdo diskutim për këtë ndeshje që në pjesën e parë ku shënuan të tre golat e fitues, me autor Otamendi, Rafa Silva dhe Neres.

Ndeshja me më shumë emocione ishte ajo mes Crvena Zvezdës dhe  Maccabi Haifa e cila përfundoi më një barazim 2 me 2 dukje I dhënë kualifikimin izraeliteve, pasi kishin fituar ndeshjen e parë në shtëpi 3 me 2.Në fakt serbet shkuan deri në rezultatin 2 me 0 pas golave të Pesic dhe Ivanic.Mirëpo në fund të pjesës së parë miqtë shkurtuan diferencat. Fillimisht Portieri vendas Milan Borjan priti një penallti të Haifas, ekzkeutuar nga Hazizia, por pak sekonda më vonë gardianit serb I shpëtoi topi nga duart pas gjuatjes nga distanca të  Sundgren.Teksa ndeshja po I afrohej shtesave, në sekondat e fundit  një autogol i  Pavkov shokoi serbët dhe I da kualfiikimin izraeliteve me rezultatin e përgjithshëm 5 me 4.

Në duelin tjetër çeket e Viktoria Pëlzen fituan me përmbysje 2 me 1 kundër Karabak duke siguruar një bilete për në fazën e grupeve të champions league. Pas ndeshjes së parë luajtur në Azerbajxhan që u mbyll 0 me 0, këtë herë dueli ishte më I luftuar. Miqtë shënuan të parë me anë të Ozobic por Pëlzen nuk u pajtua me këtë rezultat dhe shënoi dy golat e fitores në pjesën e dyte me anë të  Kopic dhe Kilimento .

Sot transmetohen tre takime të tjera të play-of f nga ku do dalin biletat e fundit të fazës së grupeve. Spikat PSV- Rangers që në skoci u mbyll 1 me 1, pa lënë mënjanë edhe duelet Trabzonspor- Kopenhagen si dhe Dinamo Zagren -Bodo Glimt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *