E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 36 minuta më parë
Sport

Benfica e nis me fitore sezonin e ri ne Primeira Liga

Kampionati portugez ka ngritur siparin e tij për sezonin e ri futbollistik, teksa do të vazhdojë të jetë nje ekskluzivitet i platformës Tring.

 

Emocionet e para erdhën nga “Da Luz” ku skuadra eë Benfikes mundi 3 me 2 në ndeshjen hapëse skuadrën e Vitoria Guimaraes.

 

Reklamë

“Shqiponjat” e Lisbonës bënë një pjesë të parë fantastike duke shënuar tre herë me të njëjtin autor Pizzi.

 

Golat u shënuan në minutat 10, 30 dhe 38.

 

Për tu evidentuar është fakti që vendasit patën edhe një tjetër shans për të thelluar diferencat por Fakundo Ferreira nuk dergoi në rrjete një goditje nga pika e bardhe e penalltisë.

 

Vitoria Guimaraes u zgjua vonë duke shënuar dy gola në minutat 81 dhe 86 me Andre Andre dhe Selis duke e trembur Benfiken e cila gjithsesi ia doli ta nisë me fitore sezonin e ri, ku do të jetë në gjueti të Portos, kampione në fuqi e vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë