Bardh Spahia i ka dorëzuar detyrën pasuesit të tij për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili fitoi në 14 maj.

 

Beci shkruan se i uroi suksese Spahias në angazhimet e tij, ndërsa shtoi se derën do e ketë gjithmonë të hapur për të mirën e qytetit.

 

Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës”, shkruan Beci.

 

Benet Beci fitoi me një rezultat të thellë në Shkodër në vendoret e 14 majit, duke i dhënë fitoren PS pas 33 vitesh në kryeqendrën e veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *