Benet Beci, kryetari i ri Bashkisë Shkodër ka dalë në një deklaratë për mediat pas fitores historike në një bastion të djathtë.

 

Teksa shprehu mirënjohjen për qytetarët që e votëbesuan, Beci shfaqi hapur emocionet që kishte.

 

“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme. Qytetarët e Shkodrës folën, Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një kënaqësi e madhe pas një muaji fushate ose pak më shumë, ku ne folëm për projektet, diskutuam me të gjithë se si të bëhej një Shkodër më e mirë, qytetarët e Shkodrës na besuan. Ata na besuan dhe të të japin një besim të madh është në detyrim i jashtëzakonshëm.

 

Unë i jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin. Besimi është një nga gjërat më të shtrenjta që jepet dhe për të cilin duhet një punë e madhe për ta kthyer dhe për ta justifikuar. Detyra ime fillon këtu, besimin e tyre për ta kthyer në punë, që ditën e nesërme të fillimit të punës në bashki. Besimi i tyre, në fakt është dhe një obligim i yni për të punuar për secilin qytetar të Shkodrës, për t’i shërbyer me përulësi gjithkujt që na ka votuar, por edhe nëse nuk na ka votuar. Pavarësisht ngjyrës dhe pavarësisht politikës ne do të jemi në shërbim të çdo shkodrani dhe shkodraneje me më të mirën tonë,” – shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *