Subscribe

Në mesin e individeve të cilët janë subjekt I Operacionit Forca e Ligjit për justifikimin e pasurisë ështe edhe një emer shumë I njohur ne Fier.

Bëhet fjalë për shtetasin Arben Isufaj,  por që të gjithë e njohin me pseudonimin “Ben Qimja”.

Ky shtetas, thotë komunikata e OFL, është nën hetim në Itali, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

 

Për këtë arsye “Forca e Ligjit” i ka nisur kërkesën me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dhe “Ben Qimja” ka 48 orë kohë për tiu përgjigjur të gjitha pyetjeve te OFL-së.

 

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda, thuhet ne komunikaten e OFL.

 

Deri tani në sitën e OFL-së kanë kaluar personazhe si Capjat dhe Suel Cela në Elbasan, Altin Hajri në Shijak, Lul Berisha dhe Plaurent Dervishaj në Durrës, si dhe fiset Doci dhe Bajri në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *