E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Ben çami” mbetet në burg

Apeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë ndaj Lutfi Shabanit. Ky i fundit i njohur ndryshe si Ben Çami, do të mbetet në burg. 45-vjeçari u arrestua në 27 shkurt, si i përfshirë në trafikun e 574 kilogramëve kanabis drejt Turqisë. Sasia e drogës u bllokua në pikën kufitare të Kapshticës, e ndarë në 474 pako. Së bashku me Ben Çamin u arrestua dhe Eldi Zahiri, shofer i kamionit dhe Janaq Koçeli, pronari kamionit. Sipas hetimeve të kryera, Shabani ishte personi kryesor në këtë histori pasi ishte pronari i kanabisit dhe personi që e kishte gjetur. Në vitin 2007, ai është dënuar me 2 vite burg si pjesë e një rrjeti të trafikut të heroinës drejt Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë