Në selinë blu kanë nisur lëvizjet për të ndryshuar lidershipin, por për analistin Ben Andoni, jeta e Lulzim Bashës në krye të PD do të jetë e gjatë.

 

Ai mendon se më mirë është që drejtimin e PD ta mbajë Basha sesa Bujar Nishani, që ishte zëri i parë pas humbjes që kërkoi që kryedemokrati të mbajë përgjegjësi.

 

Në një intervistë në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” me gazetarin Thimi Samarxhiu, analisti deklaroi se Basha ka krijuar një “strukturë” që do ta mbrojë nga largimi.

 

“Me zotin Basha, kjo fytyrë ndryshimi është e pamundur. Por mesa shikohet, ai do ta ketë jetën e gjatë në PD, ndonëse duket sikur do të ketë probleme. Ai ka përmbledhur, maturuar shumë pjesën që është rreth tij, ajo është bërthama që do ta mbrojë nga goditjet. Nishani është një nga njerëzit më të afërt të Berishës. Më mirë të qëndrojë zoti Basha, sesa zoti Nishani. PD ka nevojë për një shkundje, duhet të përsosë, të mbledhë, të fusë në këtë moment ideologjinë konservatore, të kthehet në një parti moderne të së djathtës. Të ketë bashkëpunime të partive. Basha po fiton kohë. Dy njerëzit e të ardhmes së PD janë Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *