E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Belshi me vetëm një orë ujë në ditë

Prej shume vitesh banorët banorë në zonën e Dumresë në Blesh furnizohen vetëm një orë me ujë të pijshëm. Pjesën tjetër të ditës ata janë të detyruar të mbushin ujë ne bote. Ujësjellësi i ndërtuar ne vitin 1987, ishte i projektuar vetëm për çezmat publike. Sot, ai është krejtësisht i amortizuar. Kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani tha se ka nje projekt rikonstruksioni që kushton 25 miliard leke, por ai nuk mund te zbatohet pasi mungojnë fondet. E ndërsa temperaturat arrijnë deri ne 40 grade, bashkia ka ndërhyre per prerjen e lidhjeve te paligjshme ne periferi, duke përmirësuar fare pak furnizimin me uje. Ne kushtet e kësaj thatësire e pa zgjidhje nga autoritetet vendore, shumë familje te Firzës, Grekanit dhe Kajanit janë detyruar të kërkojnë ujë në rrethet fqinje Kuçovë dhe Lushnjë.

Më shumë video

Reklamë