Subscribe

Si një mënyrë për të kaluar ditët e nxehta të verës pa kosto të madhe dhe duke shijuar freskinë e ujit, banorët e Bashkisë së Belshit kanë gjetur zgjidhje ne liqenin e Merhojës.

 

Ka mjaftuar një investim modest për sheshin e bregut, që ky liqen të shfrytëzohet si plazh publik.

 

Edhe pse ka vetëm pak kohë që liqeni ka filluar të frekuentohet edhe për plazh, investimet janë në zhvillim, si pasojë e rritjes së numrit të frekuentuesve.

 

Banorëve zgjedhin që të kalojnë orët nën freskinë e pemëve dhe ujit të pastër.

 

Liqeni i Merhojës është një nga më të bukurit e zones se Dumresë, një vend që ofron një turizëm ndryshe. Nisur nga resurset banorët po investojnë në ngritjen e bujtinave apo bizneseve akomoduese.

 

Belsh, plazh në liqenin e Merhojes/ Banorët investojnë në ngritjen e bujtinave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *