Subscribe

Pasi zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës, ministrja Belinda Ballku njoftoi se do të anulojë ndërtimin e dy hidrocentraleve ne lumin Urakë në zonën e Kurbneshit. Vendimi sipas saj është bazuar nga ankesat e mbërritura në platformën e bashkëqeverisje ndërsa hapësira përreth është pjesë zonave të mbrojtura.

 

“Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HEC-eve. Kjo është një zonë e mbrojtur, kështu që dhe në të ardhmen ju nuk do keni problematika të tjera”, u shpreh Balluku.

 

Ministrja tha se qeveria ka në fokusin e saj nxitjen e investimeve, por pa cenuar interesat e qytetarëve.

 

“Ne e nxisim zhvillimin e ekonomisë, i mbështesim investitorët, por asnjëherë kur këto investime bien në kundërshtim me kërkesat, apo me të mirën e komunitetit”, theksoi Balluku.

 

Prej dy muaj, ministria e infrastrukturës dhe energjisë ka nisur skanimin e të gjitha kontratave koncesionare në energji, ku parashikohet të anulohen ato që janë dhënë në zona të mbrojtura, por jo vetëm. Do të anullohen edhe ato që kanë shkelur afatet për ndërtimin e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *