Subscribe

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, I bëri sërish thirrje qytetarëve të kryeqytetit, që t’i drejtohen kutive të votimit për të votuar.

 

Këllici shtoi se vota e qytetareve ka shumë rëndësi për të bërë ndryshimin.

 

 

 

“E ardhmja që ju doni është shumë pranë.Të rinj të reja burra e gra, të moshuar. Ushtroni detyrën tuaj si qytetarë. Dilni të votoni nëse do i që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nëse doni taksa më të ulëta dhe një Tiranë ndryshe.Dilni masivisht në votim. Dita kur kurorëzohet mundi ynë. Pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mira, por qytetarët e Tiranës duhet të shkojnë në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin”, tha Belind Kellici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *